Kandidati i LDK-së për Kuvendin e Prizrenit, Bajram Kastrati, ka theksuar angazhimin e tij në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve gjatë mandatit të kaluar, shkruan 04 Online.
Ai tha se është kujdesur për projekte të rëndësishme si ndërtimi i rrjeteve të kanalizimit, furnizimi me ujë të pijshëm dhe rehabilitimi i rrugëve, duke i përcjellë çdo kërkesë nga fillimi deri në finalizim.
Postimi i plotë i Bajram Kastratit
Zgjidhje të qëndrueshme për rrugët dhe shërbimet bazë.
Nga kërkesat fillestare deri tek implementimi, jam kujdesur për ndërtimin e rrjeteve të kanalizimit, furnizimin me ujë të pijshëm dhe rehabilitimin e rrugëve.
Komuna, përveç kontratave të përgjithshme të projekteve të caktuara, zhvillon edhe procedura të kontratave “kornizë”, përmes të cilave zhvillohen edhe punimet e nevojave të vazhdueshme.
Përgjatë katër viteve, pa rreshtur, për secilen nevojë dhe kërkesë në tërë Komunën e Prizrenit, jam angazhuar menjëherë duke parashtruar kërkesat tek drejtoria përkatëse dhe më pas duke i përcjellur deri në finalizim.
Tani na pret diçka më e madhe; tjetër mandat, tjetër nivel.
Më shumë përvojë, më shumë besim, më shumë shërbime.
113 LDK
9 Bajram Kastrati