Disa dekore vetëm sa prishin bukurinë e shtëpisë tuaj. Ja disa nga to:
Mbulesat e kapakut të tualetit dhe qilimi i tualetit
Askujt nuk i duhet një mbulesë-qilim për kapakun e tualetit e as qilimin e përshtatur me ngjyrën e bazës së tualetit. Së pari- këto elemente janë baza për shumimin e baktereve, së dyti- nuk keni nevojë të tërhiqni vëmendjen në tualet duke e dekoruar atë.
Shumë piktura dhe korrniza
Shumë piktura dhe korniza që nuk përshtaten, të varura në mur apo të vendosura në tavolinë, janë hutese. Edhe pse dëshironi që çdo moment sentimental ta vendosni në kornizë, është mirë të përzgjidhni më të preferuarat dhe ti vendosu në një renditje të bukur dhe në korrniza adekuate.
Bimët artificiale
Disa bimë artificial në fakt mund të duken mahnitëse, mirëpo nëse keni të tilla të përmasave të mëdha, keni një fabrikë të pluhurit brenda në shtëpi. Kjo gjë vazhdon edhe për pemët e plastikut! Çdo dhomë ka nevojë për diç të freskët andaj mundohuni t`i përshtateni ambientit dhe nevojës.