Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, zhvilloi një takim me banorët e lagjes Bajram Curri, shkruan 04 Online.
Në një atmosferë entuziaste, qytetarët shprehën vendosmërinë për mobilizim deri më 12 tetor, ndërsa u diskutua hapur për nevojat e lagjes dhe rolin e saj në fitoren e mundshme të LVV-së.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Takim me banorët e lagjes Bajram Curri, një kafe mes njerëzve me energji të jashtëzakonshme.
Banorët e kësaj lagje treguan vendosmëri dhe entuziazëm për mobilizim deri në ditën e votimit. Biseduam hapur për nevojat e tyre, por edhe për rolin e madh që Bajram Curri do të ketë në fitoren tonë më 12 tetor.
#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje#bajramcurri