Abrashi: Do të jem gjithmonë pranë bizneseve që e ngritin lart emrin e Prizrenit

0
97

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, vizitoi Walone Fashion Group, një prej brendeve më të njohura të modës që ka arritur sukses ndërkombëtar me fustane mbrëmjesh dhe vello nusërie, shkruan 04 Online.

Ai u zotua se si kryetar do të mbështesë bizneset që e ngritin lart emrin e Prizrenit dhe e bëjnë atë qendër zhvillimi, kulture dhe suksesi.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Sot vizitova Walone Fashion Group në Prizren, një prej brendeve më të njohura të modës, që ka bërë emër me fustane mbrëmjesh dhe vello nusërie të nivelit ndërkombëtar.

Showroom-i i tyre modern, i punuar me shumë stil, është dëshmi e fuqisë së kreativitetit dhe vizionit që nis nga Prizreni e arrin tregjet botërore.

Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, do të jem gjithmonë pranë bizneseve që e ngrenë lartë emrin e qytetit tonë dhe e bëjnë atë qendër të zhvillimit, kulturës dhe suksesit.

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#walonefashion

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here