20 vjet pas krijimit, YouTube shihet si lider i ri që e zëvendëson televizionin

0
91

Në ditëlindjen e saj të 20-të, YouTube nuk është më platformë e thjeshtë për video amatore të papërpunuara. Kjo platformë ka evoluar duke mbledhur 2.7 miliardë përdorues.

Kur YouTube u krijua për herë të parë në vitin 2005, ishte vend ku përdoruesit e rinj mund të ngarkonin video të thjeshta dhe pa shumë përpunim. Pa ndihmën e profesionistëve të industrisë, përmbajtjet ishin shpesh të papërpunuara dhe me cilësi të ulët, duke krijuar atmosferë autentike.

Youtuber-at e zakonshëm janë zëvendësuar nga emra të mëdhenj nga fusha të ndryshme, përfshirë edhe yje ndërkombëtarë të muzikës si Dua Lipa. Këngëtarja shqiptare ndan me fansat e saj video profesionale, që rivalizojnë produksionet më të mira të industrisë.

YouTube ka transformuar mënyrën se si amerikanët konsumojnë media, duke u bërë kanali më i preferuar për të shikuar televizion. Sipas statistikave, YouTube tani ka më shumë përdorues dhe vizita sesa televizionet tradicionale, duke u pozicionuar si alternativë kryesore për argëtimin në mbarë botën.

Për më tepër, YouTube është i parashikuar të kalojë të ardhurat e industrisë së Disney-t këtë vit, tregues i fuqisë dhe ndikimit që ka fituar.

Madje kjo platformë synon edhe investim në Inteligjencë Artificiale për krijim të përmbajtjes.

YouTube të martën prezantoi produkte të reja duke përzgjedhur personalitete që kanë pasur sukses në platformën e saj, përfshirë Lipën, Mark Roberin, Smoshin dhe Brandon B, raportoi të mërkurën Reuters.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here