200 euro gjobë për suharekasin që hodhi beton e mbeturina në hapësirë publike

0
194

Një qytetar nga Suhareka është dënuar me 200 euro gjobë për hedhje të mbeturinave në hapësira publike, ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Teksa ka publikuar disa fotografi të gjobës dhe të vendit ku shihen mbeturinat e ngurta të hedhura, ai ka njoftuar se hapësira është pastruar nga vetë i dyshuari.

Muharremaj ka shtuar se nuk ka kompromis me ndotësit e ambientit.

“200 euro dënimi dhe natyrisht që e ka pastruar vetë edhe hapësirën publike. Asnjë kompromis me ata që e dëmtojnë ambientin dhe hedhin mbeturina në zona publike, ndryshe aplikohen dënimet sipas ligjit”, ka shkruar Muharremaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here