20 milionë euro dëme u paguan vetëm për 3 muaj

0
220

Gjatë muajve janar, shkurt dhe mars të 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pak se 20 milionë euro për kompensim të dëmeve, apo 35 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Si asnjëherë më parë pagesa e dëmeve si nga kompanitë, ashtu edhe nga BKS-ja po kryhen në afate kohore rekorde.

iSIGURIME

Sikurse në muajt paraprak edhe gjatë muajve janar, shkurt e mars të këtij viti industria e sigurimeve ka vazhduar me trend të njëjtë të pagesës së dëmeve për palë të dëmtuara. Si kurrë më parë vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit kompanitë e sigurimeve, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit paguan hiç më pak se 20 milionë euro për kompensimit të dëmeve nga palët e dëmtuara si në aksidente komunikacioni, ashtu edhe trajtim të sëmundjeve të ndryshme të cilat i mbulon polica. Sipas të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Ko­sovës (BQK), shihet se muajt janar, shkurt dhe mars të këtij viti kanë qenë rekord i pagesës së mjeteve për kompensim të dëmeve. Vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt 2023 kompanitë e sigurimeve të licenc­uara nga Banka Qendrore si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pak se 20 milionë euro për kompensim të dëmeve, apo 35 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Rritje shumë e lartë e pagesës së dëmeve

Gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrorë të Kosovës shihet se 48,165 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja vetëm gjatë muajve janar, shkurt dhe mars 2023. Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet qartë se pagesa e dëmeve është rritur prej hiç më pak se 35%. “Numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar-mars 2023 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 5,814 dëme, duke arritur në 48,165, nga të cilat 48,064 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 101 nga kompanitë e sigurimit të Jetës”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, sa i përket periudhës janar-shkurt të këtij viti.

Dëmet e paguara në pesë vitet e fundit

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gati gjysma e të hyrave totale të kompanive të sigurimeve dhe By­rosë Kosovare të Sigurimeve gjatë 5 viteve të fundit është shpenzuar për kompensim të dëmeve. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë kësaj periudhe kohore vlera e primeve të shkuara ka qenë 539 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara 260 milionë euro. Në vitin 2018 sipas të dhënave të BQK-së shihet se vlera e Pri­meve të shkruara bruto ka qenë 92.1 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve dhe BKS-ja ka qenë 42,9 milionë euro. Bazuar në këto të dhëna del se 46 % e të hyrave totale gjatë vitit 2018 janë shpenzuar vetëm për kompensim të dëmeve. Po ashtu, edhe gjatë vitit 2019 të hyrat totale të kompanive të sigurimeve nga Primet e shkruara Bruto kanë arritur në 99,2 milionë euro, derisa gjatë këtij viti në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 47,9 milionë euro. Gjatë këtij viti shihet se mbi 48 % e të hyrave totale të kompanive janë shpenzuar për kompensim të dëmeve për palë të dëmtuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here