Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndonëse gjobat vazhdojnë të mbeten të larta në numër, aksidentet e trafikut vazhdojnë të mbeten të larta krahahsuar me numrin e banorëve në Kosovë.
Vetëm në 24 orëshin e fundit në vendin tonë kanë ndodhru 20 aksidente trafiku me të lënduar, 36 me dëme materiale.
Bëhet e ditur se policia në trafikun rrugor gjithsej shqiptoi 1755 tiketa.















































