2 sekrete bukurie për të patur flokë të gjatë e të mëndafshtë si indianet

0
310

Vitet e fundit në ekranet shqiptare po transmetohen shumë telenovela indiane, të cilat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut femëror dhë jo vetëm.

Duke qenë se ngjarjet ndodhin në një realitet ndryshe nga ai i yni bëhemi kureshtarë për gjithçka: ushqimin, veshjet, stilin , flokët, kujdesin ndaj vetes etj. Të gjithëvë ju kanë bërë përshtypje flokët e gjata dhe të shëndetshme të femrave indiane. Madje mund të keni pyetur veten si ia bëjnë vallë. Living ndan për ju sot 2 sekrete bukurie për të patur flokë të gjatë e të bukur:

1. Maskë me vezë, vaj ulliri dhe konjak – Veza është shumë e pasur me vlera ushqyese si vitamina, aminoacide dhe proteina. Kurse konjaku nga ana tjetër përmban taninë, një përbërës që ju ndihmon të keni flokë të trashë, të plotë dhe përshpejton rritjen e flokëve të rinj.
Përbërësit: 2 kokrra vezë, 1 filxhan çaji konjak dhe dy lugë gjelle vaj ulliri. Rrihni fillimisht vezët, më pas shtoni gradualisht konjakun duke mos ndalur përzierjen. Në fund shtoni vajin e ullirit. Me anën e një krehëri ose furçe lyeni flokun në të gjithë gjatësinë e tij dhe masazhojeni lehtësisht. Mbajeni maskën në kokë për disa orë sipas dëshirës. Në fund lani kokën me ujë të vakët.

2. Lani flokët me uthull molle – Kuptohej që pas flokëve të gjatë dhe të bukur të fermave indiane, fshihej një sekret. Ndryshe nga shumica e femrave, gratë indianë lajnë disa herë në muaj flokët me uthull molle. Mund ta përdorni atë duke e përzier me shampon tuaj të preferuar ose si zbutës natyral flokësh. Uthulla e mollës stimulon rritjen e folikulave të reja, hidraton flokun dhe e ushqen atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here