Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit vazhdon të mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në vend, shkruan 04 Online.
Për të parandaluar këto raste dhe për të siguruar një qarkullim më të sigurt, Policia e Kosovës ka intensifikuar veprimet ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit në trafik.
Vetëm në 24 orët e fundit, janë shqiptuar plot 1,842 gjoba për kundërvajtësit në trafik. Krahas kësaj, policia ka raportuar për 45 aksidente gjatë kësaj periudhe, prej të cilave 19 kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 26 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale./04 Online
