18 vjet nga njohja e Kosovës nga SHBA-të, Ambasada amerikane kujton vendimin e Presidentit Bush për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

0
44

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka rikujtuar se më 18 shkurt 2008 SHBA njohu shtetin e Kosovës, një ditë pas shpalljes së pavarësisë.

Ambasada në një postim në Facebook njofton se më 18 shkurt 2008, presidenti George W. Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

“Sot shënohen 18 vjet që nga momenti kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

Më 18 shkurt 2008, Presidenti George W. Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve rikonfirmoi lidhjet e veçanta të miqësisë që bashkojnë popullin amerikan dhe popullin e Kosovës.

Siç u shpreh atëherë Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice ‘Ndërsa Kosova sot fillon jetën e saj si shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen të vazhdojnë të jenë mik dhe partner i saj i ngushtë’”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy?fref=nf&ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here