Më 10 shkurt të këtij viti janë bërë 17 vjet prej vrasjes së ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj e Arben Xheladini.
Balaj e Xheladini u vranë në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 ku bashkë me mijëra qytetarë të tjerë protestonin kundër Pakos së Ahtisarit, ndërsa partia që sot është në pushtet, VV-ja, do të organizojë disa aktivitete.
Në ora 12:30 do të bëhen homazhe të pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, ku pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Më pas, në ora 13:30 do të bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë, kurse në ora 14:45 homazhe do të bëhen edhe te varri i Mon Balajt në Podujevë.
Më 10 shkurt 2007, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Xheladini dhe Mon Balaj mbetën të vdekur pasi u qëlluan me plumba gome nga policët rumunë të misionit të UNMIK-ut derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisarit.