Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre.
Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Sinjali mëson se gjatë kontrollimit të veturës, te një pasagjer, i moshës së mitur, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotike, të dyshuar marihuanë.
Bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili pasi u kap me narkotikë dhe është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.
Prokurori ka nisur hetimet për veprën ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge”.