Shkeljet e rregullave të komunikacionit mbeten një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në rrugët e vendit. Pavarësisht masave të ashpërsuara dhe fushatave ndërgjegjësuese, numri i shkeljeve dhe aksidenteve vijon të jetë shqetësues, shkruan 04 Online.
Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1590 gjoba trafiku, duke reflektuar nivelin e lartë të shkeljeve nga drejtuesit e mjeteve.
Në të njëjtën periudhë kohore, janë regjistruar 46 aksidente, ku 17 prej tyre kanë rezultuar me lëndime, ndërsa 29 kanë shkaktuar dëme materiale.
Përveç shkeljeve në trafik, Policia ka ndërmarrë edhe masa të tjera ligjore, duke arrestuar 18 persona, ndërsa 16 të tjerë janë dërguar në mbajtje./04 Online