Reperi dhe solo këngëtari Gjesti ka thyer çdo rekord të mundshëm te të qëndruarit në shtëpinë e Big Brother, derisa sot ai ka hyrë në ditën e tij të 150 të izolimit
Për këtë, administratorët e profilit të Gjestit kanë postuar një video e cila paraqet momente emocionale – të mira e të këqija – të fenomenit të këtij viti.
“150 ditë izolim, 150 ditë mes sfidave, të qeshurave, lotëve dhe momenteve te paharrueshme”, thuhet fillimisht në këtë postim.
“Nuk ka qenë e lehtë. Ditë të gjata e net pa gjumë, emocione që veç ai dhe Zoti i dinë. Por ne çdo moment, në çdo beteje, në çdo të mirë e çdo të keqe ju keni qenë aty”.
“Nga Kosova, Shqipëria, Diaspora dhe çdo cep i botes ku rreh një zemër qe mbështetë Gjestin, FALEMINDERIT! Mirënjohje pafund”.