14 Qershori – Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

0
210

Dita botërore e dhurimit të gjakut shënohet çdo vit në 14 qershor. Kjo fushatë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes në mbarë botën për nevojën për gjak dhe produkte të gjakut për transfuzion dhe për kontributin kritik për dhurues vullnetarë të gjakut në sistemet shëndetësore kombëtare.

Kjo ditë gjithashtu ofron mundësi për tu bërë thirrje për veprim qeverive dhe organeve shëndetësore kombëtare për të siguruar resurse adekuate dhe për të vendosur një sistem dhe një infrastrukturë për rritjen e nivelit të grumbullimit të gjakut nga dhurues pa pagesë e vullnetarë të gjakut.

Për vitin 2022, slogani i Ditës Botërore të Dhuruesit të Gjakut është “Dhurimi i gjakut është një akt solidariteti. Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë” për të tërhequr vëmendjen te rolet që luajnë dhurimet vullnetare të gjakut në shpëtimin e jetëve dhe rritjen e solidaritetit brenda komuniteteve.

Gjaku i sigurt dhe produktet e sigurta të gjakut dhe transfuzioni i tyre janë një aspekt kritik i kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik. Ato shpëtojnë me miliona jetë dhe e përmirësojnë shëndetin dhe cilësinë e jetës të shumë pacientëve për çdo ditë. Nevoja për gjak është universale, por jo edhe qasja në gjak për të gjithë ato që kanë nevojë për të. Mungesa e gjakut është akute sidomos në vendet në zhvillim.

Për të siguruar gjak të sigurt dhe qasje për të gjithë që kanë nevojë për të, të gjitha vendet kanë nevojë për dhurues të rregullt të gjakut.

Gjatë pandemisë me COVID-19, edhe përkundër lëvizshmërisë së ulët dhe sfidave të tjera, dhuruesit e gjakut në shumë vende vazhduan të dhurojnë gjak dhe plazmë për pacientët në nevojë për transfuzion. Ky mund i jashtëzakonshëm gjatë kësaj krize e thekson rolin qenësor të dhuruesve të organizuar mirë, të dedikuar, vullnetarë, pa pagesë të gjakut në në furnizimin me gjak në periudha normale dhe të jashtëzakonshme.

Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident apo ndërhyrje kirurgjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here