Një nga sulmuesit më të spikatur në këtë sezon të Serisë A është Andrea Pinamonti i Empolit teksa ia ka dalë të shënojë 12 gola. Në fakt, sulmuesi është në pronësinë e Interit dhe në skuadrën ku aktivizohen edhe Bajrami, Ismajli e Asllani luan falë formulës së huazimit.
Me formën e treguar në këtë sezon, italiani ka fituar interesimin e disa klubeve dhe nga Gjermania, Eintracht Frankfurt është e gatshme të hapë bisedimet me Interin. Sipas Gazzeta Dello Sport, zikaltërit janë të gatshëm të negociojnë për 22-vjeçarin ndërsa kërkojnë me insistim një shifër nga 20 deri në 25 milionë euro.
Pinamonti ka qenë gjithnjë një lojtar i vlerësuar nga Interi pasi është një prodhim i zikaltërve ndërsa sulmuesi tashmë po tregon veten në elitën e futbollit italian, por për t’u rritur në karrierë mund të kërkojë edhe një aventurë jashtë Italisë./SS