112-vjetori i Pavarësisë: Tirana vishet kuqezi, sot mbahet parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat

0
29

Tirana është veshur me ngjyrat kuqezi për nder të Festës së Pavarësisë.

Flamuj kombëtar janë vendosur në anët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” e kuqezi janë veshur edhe institucionet kryesore në vend.

Për të dytin vit, atje do të mbahet parada e Shqiptarëve, një aktivitet që promovon veshjet e tipare tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare. 

Parada do të nisë në orën 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe do të përfundojë rreth orës 14:00 në sheshin “Skënderbej”.

Fillimisht festën do ta hapin shqiptarët e New York dhe do ta mbyllin ata të Tiranës.

Në prag të mbajtjes së kësaj parade, në Pallatin e Brigadave u mbajt ceremonia e mikpritjes së përfaqësuesve nga të gjitha trevat shqipfolëse, kryetarë komunash e përfaqësues nga shoqatat shqiptare në SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here