108 telefona të sekuestruar në operacionin “Manipulimi” – të gjithë do t’i nënshtrohen ekzaminimit

0
106

Në kuadër të aksionit të madh policor që u zhvillua në Prizren lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Qendrën Komunale të Numërimit, janë sekuestruar 108 telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimit të plotë.

Burime brenda hetimit bëjnë të ditur se pajisjet e sekuestruara do të analizohen në detaje, me qëllim të identifikimit të çdo komunikimi, koordinimi apo prove të mundshme që mund të lidhet me falsifikimin e rezultateve të votimit.

Telefonat pritet të jenë pjesë kyçe e hetimeve, pasi përmes tyre mund të zbardhen udhëzimet, marrëveshjet, kontaktet dhe rrjedha e veprimeve gjatë numërimit të votave.

Ndryshe, në këtë operacion janë ndaluar për 48 orë 109 persona, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, ndërsa një person po trajtohet edhe për “Kanosje”.

Hetimet po vazhdojnë.

Sinjali raportoi ekskluzivisht edhe emrat e të ndaluarve./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here