Qeveria Kurti ka ndarë 28 milionë euro për shpërndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe për familjet me asistencë sociale.
Kjo ndarje po bëhet në kuadër të Pakos së Përballjes me Inflacionin.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në mbledhje të Qeverisë tha se këto mjete do të transferohen gjatë këtij muaji.
Disa muaj më parë, Qeveria Kurti e prezantoi Pakon për Inflacion me vlerë prej 150 milionë eurosh.