10 mijë $ për 10 mijë hapa! Kjo kompani ka ofertën e veçantë për punonjësit

0
267

Ekziston një kompani e quajtur “GymBird” në SHBA e cila ka një kërkesë të çuditshme, por edhe të bukur për të gjithë ata që janë të interesuar të punësohen.

Do ju duhet një muaj trajnim para se të bëheni pjesë e kësaj kompanie sepse ata kërkojnë që t’i të ndihesh mjaft rehat nëse bën 10 mijë hapa në një ditë të vetme. Por, kjo ofertë vlen vetëm për shtetasit amerikanë.

Më pas nëse e fiton vendin e punës, kompania të jep një orë inteligjente e cila do matë numrin e hapave që do bëni.

Gjatë gjithë muajit, kompania do ndajë në rrjetet sociale rekordin tuaj ditor në mënyrë që të motivojë njerëzit e tjerë. Fitimet nga e gjithë kjo shkojnë rreth 10 mijë dollarë ose 9 mijë euro.

Pra, ju duhet të bëni 10 mijë hapa çdo 24 orë për një muaj! Për këtë sfidë unike, amerikanët do aplikojnë deri më 19 Korrik 2023.

Sipas dy studimeve të publikuara vitin e kaluar në revistat “JAMA Neurology” dhe “JAMA Internal Medicine”, për çdo 2000 hapa që ecni çdo ditë, ju mund të zvogëloni rrezikun e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së hershme me 10%. 

Përveç kësaj, rreth 10,000 hapa në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës me 50%. Kështu, amerikanët do kenë përfitim jo vetëm ekonomik, por edhe të shëndetit.

Zëdhënësit e GymBirds thanë: “Ne me të vërtetë duam të frymëzojmë njerëzit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here