Nuk ka marrëdhënie më të veçantë në jetë se ajo mes gjyshes dhe nipërve/mbesave të saj. Ngrohtësia, mbështetja, mençuria, një recetë e vjetër familjare dhe përqafimi më i ngrohtë janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që na japin gjyshërit.
Për nder të të gjitha gjysheve, kemi një listë me mësimet më të rëndësishme të jetës që ato na kanë dhënë gjatë gjithë jetës sonë.
Jeta është e bukur
Ashtu siç na tregojnë shumica e filmave – jeta është vërtetë e bukur. Kur jemi të rinj, shpesh e vëmë në dyshim këtë, dhe gjyshet, me plotë eksperiencë jete, e dinë se ato janë gjëra të vogla që nuk duhet të jenë fare problem.
Dashuria është e pakushtëzuar
Prindërit na duan më së shumti në botë, por është puna e tyre të na kritikojnë për të na udhëzuar. Puna e gjysheve është vetëm të na duan, dhe atyre ju pëlqen kjo punë më së shumti në botë. Kjo na mësohet gjatë tërë jetës, se dashuria vjen pa kushte.
Falja është e lehtë
Nëse ke vëlla ose motër, gjyshja me siguri ju ka mësuar si të falni. Teksa prindërit ka gjasa që ju kanë bërtitur dhe dënuar për argumentet e juaja, gjyshja ka qenë neutralizuesja dhe mësuesja më e mirë se si të falim edhe kur jemi shumë të zemëruar.
Gjyshet janë gjithmonë ato që na mbajnë të gjithëve bashkë. Edhe nëse jemi me kilometra larg njëri-tjetrit, në tavolinën e gjyshes gjithmonë arrijmë në kohë.
Dashuria kalon nëpër stomak
Të gjitha gjyshet e kanë një frikë të pashpjegueshme se të dashurit e tyre aksidentalisht do të mbesin të uritur. Ushqimi ka rol social – mblidhemi rreth tij, na bën të lumtur, na bashkon, dhe gjyshet e kanë marrë shumë seriozisht këtë rol.
Fjalët lëndojnë, por veprimet shërojnë
Qetësia e gjyshes është një nga karakteristikat që do të donim ta përqafonim. Si të rinj, e dimë se mund të bëhemi shumë shpërthyes duke lënduar kështu pa dashje njerëzit që na rrethojnë. Gjyshet tona na mësojnë se duhet të mendojmë e pastaj të flasim, dhe nëse disa fjalë të ashpra na dalin jashtë, ne duhet ta shlyejmë veten me vepra.
Buzëqeshja është ilaçi më i mirë
Gjyshet janë ngushëllimi më i ngrohtë që mund ta marrim në jetë. Ato janë krah për të qarë dhe këshilluese e çmuar që shpejt na fshin lotët dhe vënë një buzëqeshje në fytyrat tona. Gjyshet na thonë gjithmonë të qeshim sa të mundemi.
Zelli është një virtyt që na ndihmon shumë në jetë
Njerëzit punëtorë janë njerëz të lumtur, thonë gjyshet tona. Askush, përveç vetes nuk mund t’i realizojë ëndrrat tona, dhe puna, përpjekja dhe këmbëngulja gjithmonë shpaguhen. Dyshojmë se është dikush tjetër që beson më shumë te ne se gjyshërit.
Duhet të respektosh të gjithë njerëzit përreth teje
Gjyshet kanë mësuar përgjatë viteve ku qëndron lumturia më e madhe në jetë. Ato nuk shikojnë në të jashtmen dhe nuk e paragjykojnë kurrë një person nga veshja e tij. Kush shikon lart, bie poshtë – është një mësim tjetër nga gjyshet.
Ne jemi gjallë aq gjatë sa jetojnë historitë tona
Shumë nuk e kanë fatin që të flasin me gjyshet tani. Gjyshet na mësojnë për të përkohshmen dhe si ta pranojmë dhimbjen e të krijojmë kujtime të bukura prej saj. Për sa kohë që i mbajmë në zemër, gjyshërit jetojnë./Koha