Sa herë që na vjen një ftesë për në një dasmë shpesh pyesim veten se cila do të ishte dukja perfekte për ne.
Por përtej vlerësimit në bazë të sfondit ku do të zhvillohet ceremonia, kohës, apo orarit ka disa rregulla të përgjithshme që duhet të respektohen para se të vendosni se çfarë do të vishni në atë festë.
Pra, në këtë artikull do ju tregojmë me detaje se cilat janë këto 10 gjëra të “ndaluara”.
E bardha
Ngjyra e bardhë nuk vishet kurrë në një dasmë nga të ftuarat. Është një rregull I pashkruar por shumë I vlefshëm se ngjyra e bardhë gjatë atyre momenteve I përket vetëm nuses. Vetëm nëse është një kërkesë nga vetë nusja me familjaret e saj siç mendohet se ka ndodhur mes Kate Middelton dhe motrës së saj.
E zeza
Ngjyra e zezë është një ngjyrë që shpesh has debate nëse vishet në ceremoni martesore. Vërtetë është një ngjyrë që përfaqëson elegancën, por nga ana tjetër shpesh e lidhin edhe me ‘zinë’, ngjare jot ë mira etj. Ndaj që t’ju shpëtoni këtyre fjalëve, më mirë provoni të vishni një ngjyrë tjetër.
Fustanet e kuq
Shumëkush do të thoshte se nuk është problem, por duke qenë se është një ngjyrë e ndezur dhe e gjallë, mendohet se e largon vëmendjen nga nusja dhe dhëndri. Nuk bëhet fjalë që të zhduket si tonalitet në një dasmë, por sugjerohet të përdoret me kujdes.
Xhinset
Fiksojeni njëherë e mirë, mes ceremonisë së dasmës dhe zgjedhjes së veshjeve xhins nuk ka asgjë të përbashkët. Ato do të ishin zgjedhja më e gabuar dhe aspak tërheqëse për evente të tilla.
Atlete
Është kthyer në trend përdorimi I atleteve në dasmë. Është e kuptueshme se ceremoni të tilla po aq sat ë bukura janë edhe të lodhshme, por përpiquni të zgjidhni sandale të sheshta dhe të rehatshme që përkojnë me ambientin ku ndodheni.
Çizmet
Edhe pse ndryshojnë shumë nga atletet, por edhe për çizme vlen po e njëjta gjë. Nuk janë aspak të përshtatshme në një dasmë. Pavarësisht takës, e cila zakonisht është menjëherë më e sofistikuar dhe e përshtatshme për raste zyrtare, çizmet nuk janë tamam një aksesor elegant.
Këpucët e ekzagjeruara dhe aspak të rehatshme
Nuk është aspak e mirë për ju të kaloni një ditë aktive siç kërkohet të jeni në një dasmë, me këmbë të lënduara. Nëse nuk do ndiheni rehat këtë do ta përçoni edhe tek njerëzit e pranishëm dhe nuk do të transmetoni fare elegancë. Zgjidhni një palë sandale ose këpucë që të ndjeheni komode dhe ta shijoni atmosferën në maksimum.
Veshjet ekstravagante me shkëlqim
Siç përmendëm për ngjyrën e bardhë dhe të kuqe, edhe ngjyrat me shumë shkëlqim nuk do të ishin zgjedhja më e mirë në evente të tilla. Edhe nëse jeni tipa që ju pëlqen vëmendja bëjeni këtë në një mënyrë më elegante dhe jo duke zgjedhur veshjet që tërheqin vëmendjen menjëherë, madje edhe nga çifti.
Veshjet mini
Për arsyet e mësipërme edhe veshjet mini si një bluzë apo fund, qoftë edhe një fustan ju sigurojmë që nuk është zgjedhja e duhur që të shkoni të një dasmë.
Kapelet
Ka shumë të ftuar që do të dëshironin të mbanin veshur edhe një kapele, nisur kjo edhe nga stilet e dasmave mbretërore. Nëse kapelja do të ishte e dëshirueshme edhe nga organizatorët e dasmës, atëherë me siguri do ju shkruhej në ftesë, në të kundërt më mirë është të mos e zgjidhni si aksesorë.
Mos harroni se mënyra se si visheni në një dasmë, tregon edhe vlerësimin tuaj për të.