10 filma të jashtëzakonshëm për të kuptuar më mirë shoqërinë iraniane

0
61

Historia e kinemasë iraniane shtrihet në më shumë se një shekull dhe përbën një nga kapitujt më të veçantë të artit botëror. Ndryshe nga shumë kinematografi të tjera kombëtare, ajo u zhvillua nën kufizime të forta financiare dhe nën censurë të rreptë shtetërore. Megjithatë, regjisorët iranianë nuk reshtën së kërkuari forma të reja shprehjeje. Në vend të spektaklit dhe prodhimeve të mëdha, ata zgjodhën thjeshtësinë, simbolikën dhe historitë thellësisht njerëzore.

Duke u përqendruar te jeta e përditshme, konfliktet morale dhe fuqia e heshtjes, kinemaja iraniane arriti të bëhej universale. Brenda një regjimi mbikëqyrjeje të fortë, shumë autorë përdorën alegorinë dhe metaforën për të thënë atë që nuk mund të artikulohej hapur. Ndoshta pikërisht kjo e ka bërë atë një nga zërat më rezistentë dhe më të dallueshëm në kinemanë botërore, me prani të vazhdueshme dhe çmime në festivalet më prestigjioze ndërkombëtare.

Më poshtë, disa nga momentet dhe filmat më të rëndësishëm të kësaj tradite:

It Was Just an Accident (2025)

https://youtube.com/watch?v=nF04v-ze2Yc%3Ffeature%3Doembed


Thrilleri politik i shkruar nga Jafar Panahi, po ashtu dhe regjisor i kësaj vepre, është një bashkëprodhim mes Iranit, Francës dhe Luksemburgut. Filmi ndjek një grup ish-të burgosurish politikë që përballen me dilemën morale nëse duhet të hakmerren ndaj një burri që e konsiderojnë torturuesin e tyre.

Panahi, i njohur për kritikat e tij të hapura ndaj regjimit dhe për burgosjet e përsëritura, e realizoi filmin pa leje zyrtare. Ai pati premierën në konkurs në edicionin e 78-të të Festivalit në Kanë më 20 maj 2025, ku fitoi Palmën e Artë. Më pas, u bë filmi i parë iranian i nominuar në kategoritë kryesore të Golden Globe Awards, si dhe u nominua për Oscar në Academy Awards për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar (në emër të Francës) dhe për Skenarin Origjinal.

The Seed of the Sacred Fig (2024)

https://youtube.com/watch?v=nbKLGsf1Syg%3Ffeature%3Doembed

Filmi i Mohammad Rasoulof lindi si ide gjatë kohës që regjisori ndodhej në burg, pas shpërthimit të lëvizjes “Gratë, Jeta, Liria” në vitin 2022 dhe vdekjes së Mahsa Amini. I xhiruar në fshehtësi, filmi ndërthur dramën familjare me pamje reale nga shtypja e protestave. Pas përfundimit të tij, Rasoulof u përball me tentativa për burgosje dhe u detyrua të largohej nga Irani.

No Bears (2022)

https://youtube.com/watch?v=mWx8teulomE%3Ffeature%3Doembed

Një tjetër vepër e realizuar fshehurazi nga Jafar Panahi, ku vetë regjisori shfaqet si personazh: një kineast që nga një fshat kufitar drejton në distancë xhirimet e një filmi në Turqi. Me një ton të fortë kritik ndaj realitetit shoqëror, filmi u vlerësua me Çmimin Special të Jurisë në Venice Film Festival.

Fish & Cat (2013)

https://youtube.com/watch?v=Gft318xTAdg%3Ffeature%3Doembed



Filmi misterioz-dramë i Shahram Mokri ndjek një grup studentësh të mbledhur pranë një liqeni për një konkurs balonash. Ajo që e bën unik është realizimi në një plan të vetëm të pandërprerë, rreth 135 minuta, me një rrëfim jo-linear që krijon ndjesinë e rrethit vicioz.

I frymëzuar nga një histori reale e viteve ’90, filmi pati premierën në Venice Film Festival.

A Separation (2011)

https://youtube.com/watch?v=IhAcJMKTGQg%3Ffeature%3Doembed



Drama e fuqishme familjare e Asghar Farhadi rrëfen historinë e një çifti në prag ndarjeje, të përfshirë në një zinxhir konfliktesh morale dhe shoqërore. Filmi fitoi Oscar për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar në Academy Awards dhe konsiderohet një nga arritjet më të mëdha të kinemasë iraniane moderne.

About Elly (2009)

https://youtube.com/watch?v=xnHxNCsjrhI%3Ffeature%3Doembed



Po nga Asghar Farhadi, filmi nis me zhdukjen misterioze të një mësueseje gjatë një fundjave në veri të Iranit dhe shndërrohet në një studim të thellë mbi miqësinë, presionin shoqëror dhe normat e pashkruara. Farhadi fitoi Ariun e Argjendtë për Regjinë më të Mirë në Berlin International Film Festival.

Persepolis (2007)

https://youtube.com/watch?v=3PXHeKuBzPY%3Ffeature%3Doembed



Adaptimi i romanit të Marjane Satrapi-t, nën regjinë e saj, mbetet një nga filmat më të fuqishëm mbi shtypjen e grave dhe kërkimin për liri. Përmes syve të një vajze që rritet gjatë Revolucionit Islamik, filmi sjell një rrëfim intim mbi ndryshimet dramatike politike dhe shoqërore.

Children of Heaven (1997)

https://youtube.com/watch?v=zFqPvFfkqC0%3Ffeature%3Doembed



Në këtë histori të ndjerë nga Majid Majidi, dy vëllezër detyrohen të ndajnë një palë këpucë për të shkuar në shkollë. Me një rrëfim të thjeshtë e të dhimbshëm mbi varfërinë dhe dinjitetin, filmi u bë prodhimi i parë iranian i nominuar për Oscar.

Close-Up (1990)

https://youtube.com/watch?v=YeFZ448yQ-0%3Ffeature%3Doembed


Kryevepra e Abbas Kiarostami ndërthur dokumentarin me trillimin. “Close-Up” sfidon vazhdimisht kufirin mes realitetit dhe sipërfaqësores, dhe konsiderohet një nga filmat më të rëndësishëm të historisë së kinemasë.

Still Life (1974)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here