Doganat e Kosovës, sivjet i kanë sjellë shtetit 1.5 miliard euro, që sipas zëdhënësit të Doganave, Adriatik Stavileci, është sukses shumë i madhë.
Siç u shpreh ai në “Sytë Shtatë” në Klan Kosova, eksporti i mallrave kosovare ka prekur 900 milion euro, e që nëse shkon në këtë trend rritje, në vitin e ardhshëm, për herë të parë pritet të kalohet 1 miliard euro.
Importi i mallrave nga jashtë, ka arritur 5 miliardë euro.