Në kohën kur njerëzit po luftojnë për të mbijetuar për vete, një grup i aktivistëve nga Prizreni po luftojnë të sigurojnë ushqim dhe kujdes për kafshët endacake, shkruan 04 Online.
’04Putroshat’, është emri i këtij grupi, të cilët aktivitetet e tyre janë duke i paraqitur edhe në faqet e organizuara në ‘facebook’ dhe ‘instagram’.
Në komunën e Prizren nuk dihet numri i saktë i kafshëve endacake, e që përfshihen në numër të madh qentë dhe macet e racave të ndryshme, të cilat janë pa pronar. Deri më tani komuna nuk ka arritur të bëjë një zgjidhje afatgjatë, teksa aktivitët e ’04Putroshat’ janë duke bërë përpjekje gjithandej që t’ia sigurojnë ushqimin dhe pronarët e ri për adaptimin e këtyre kafshëve.
Rezultatet e tyre janë mbresëlënëse, por nuk mjaftojnë. Ata shpresojnë dhe besojnë se organet komunale do të investojnë në realizimin e projektit që do të siguronte një qendër që do të siguronte strehimin e këtyre kafshëve.
Për aktivitetin e këtyre aktivistëve do të mund të njoftoheni duke klikuar në linqet si më poshtë: