04 Online shpërndan 20 mijë ngjitëse (stikera) për bojkotimin e produkteve serbe

0
518

Fushatës për bojkotimin e produkteve serbe të inicuar nga grupi “Besa Besë” me thirrjen publike “Mos bli prodhime serbe”, ju ka bashkuar edhe 04 Online.

Qyteti i Prizrenit ju ka përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative duke i bojkotuar në mënyra të ndryshme produktet serbe, pra kemi të bëjmë me një mobilizim popullor, i cili ka filluar t’i tregojë efektet e veta në terren.

Për shkak të tensioneve të fundit në veri të Mitrovicës, dhe jo vetëm, kjo iniciativë është duke u përhapur gjithandej në Kosovë. Prandaj, 04 Online e ka vlerësuar si të domosdoshme dhe të drejtë përfshirjen në mbështetje të kësaj fushate, ku edhe ka lansuar disa oferta reklamuese në formë të dhuratës për ato biznese që bojkotojnë produktet serbe.

Si rrjedhojë, në kuadër të kësaj fushate, 04 Online do të bëjë shpërndarjen e 20 mijë ngjitësve (stikerave) në tërë qytetin e Prizrenit, në Suharekë dhe me mundësi për të vazhduar edhe në qytetet tjera që përfshihen në këtë regjion.

Këto ngjitëse (stikera) do të vendosen në automjete, dyer të shtëpive, dyer të lokaleve dhe vende tjera publike, dhe për qëllim kanë sensibilizimin e opinionit publik për ta mbështetur këtë iniciativë, pra bojkotimin e produkteve serbe.

Vendosja e këtyre ngjitësve (stikerave) nuk nënkupton se pronari i automjetit, shtëpisë apo lokalit, se është etiketuar apo identifikuar si konsumues i produkteve serbe, por ka vetëm një qëllim, sensibilizimin e qytetarëve gjithandej për t’i bojkotuar produktet serbe dhe ato që janë me origjinë nga Serbia.

Me t’u informuar për aktivitetin, pronari i “Golden Eagle”, Shaqir Palushi, ka treguar gatishmërinë e menjëhershme që të mbuloj të gjitha shpenzimet e 20 mijë ngjitësve (stikerave), me ç’rast 04 Online e falënderon publikisht për gatishmërinë e treguar.

Njëherit falënderojmë edhe pronarin e kompanisë nga Suhareka, “EKO Pastrimi”, Berat Gashi, për mbështetjen e parezervë që ka dhënë që nga fillimi i kësaj nisme.

Poashtu, falënderojmë edhe Kreshnik Susurin nga Prizreni, për mbështetjen teknike që i ka dhënë kësaj nisme.

Ju njoftojmë se pas fazës së parë, ne do të vazhdojmë edhe me fazën e dytë, ku parashihet shpërndarja edhe të 30 mijë ngjitësve (stikerave) tjerë, derisa në bashkëpunim me trupa të caktuara artistike në Prizren, shumë shpejt do të lansojmë edhe video sensibilizuese.

04 Online ju lutë për mirëkuptim, dhe ju kërkon që të vazhdoni ta mbështetni fushatën për bojkotimin e produkteve serbe. Veçanërisht i lutë mediat që veprojnë në Prizren, ta mbështesin publikisht fushatën për bojkotimin e produkteve serbe./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here