04 Online shpall më të mirët e vitit 2025 në Prizren

0
375

Sikurse edhe viteve të kaluara, portali 04 Online ka bërë përzgjedhjen e më të mirëve të vitit 2025 në Prizren, bazuar në aktivitetet e tyre, arritjet profesionale dhe rezultatet e shënuara gjatë vitit.

Kjo përzgjedhje synon të vlerësojë individët dhe institucionet që me punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre kanë lënë gjurmë pozitive në komunitet dhe kanë ndikuar në zhvillimin e qytetit.

Më poshtë gjeni listën e më të mirëve të vitit 2025 sipas përzgjedhjes së 04 Online:

ARSIM
Rrahim Bekteshi – Drejtori më i dalluar për menaxhim të shkollës për vitin 2025 në Prizren
Adelina Beqiri – Minci – Drejtoresha më e dalluar për menaxhim të shkollës për vitin 2025 në Prizren

ATLETIKË
Bajram Duja – Trajneri më i mirë në atletikë për vitin 2025 në Prizren
Emine Jenuzi – Atletja më e mirë për vitin 2025 në Prizren

AUTOMOBILIZËM
Liridon Kalenderi – Më i miri në automobilizëm për vitin 2025 në Prizren

BALET
Prek Memaj – Më i dalluari në balet për vitin 2025 në Prizren

BASKETBOLL
Aulona Muhadri – Basketbollistja më e dalluar për vitin 2025 në Prizren
Valon Bunjaku – Basketbollisti më i dalluar për vitin 2025 në Prizren
KB “Junior 06” – Klubi më i dalluar për vitin 2025 në Prizren
Klea Gashi – Shpresë e dalluar në basketboll për vitin 2025 në Prizren
Arbër Rushiti – Trajneri më i dalluar në basketboll për vitin 2025 në Prizren
Merdin Përzhella – Referi më i dalluar në basketboll për vitin 2025 në Prizren
Rea Bajrami – Shpresë e dalluar në basketboll për vitin 2025 në Prizren

BODYBOLDING
Metin Sojtari – Bodybolderi më i mirë për vitin 2025 në Prizren

BOKS
Votim Zaplluzhani – Trajneri më i dalluar i boksit për vitin 2025 në Prizren
Lumturim Xhoxhaj – Bokseri më i mirë për vitin 2025 në Prizren
Ensar Badalli – Bokseri më i mirë për vitin 2025 në Prizren
Ali Hoxha – Shpresë e dalluar në boks për vitin 2025 në Prizren

EKONOMI
Besnike Aliaj – Gruaja më e dalluar në biznes për vitin 2025 në Prizren
Fexhrie Arifi – Kastrati – Gruaja më e dalluar në biznes për vitin 2025 në Prizren

FITNES
Valon Faiku – Trajneri më i dalluar në fitnes për vitin 2025 në Prizren

FUTBOLL
Robert Gjeraj – Trajneri më i dalluar në futboll për vitin 2025 në Prizren
Sinan Osmani – Trajneri më i dalluar në futboll për vitin 2025 në Prizren (Kampion me U17 në FC “Liria”)
Denis Isaja – Trajneri më i dalluar në futboll për vitin 2025 në Prizren
Arvanit Krasniqi – Gjyqtari sportiv më i dalluar për vitin 2025 në Prizren
Fitim Susuri – Futbollisti më i dalluar për vitin 2025 në Prizren
Drilon Krasniqi – Futbollisti më i dalluar për vitin 2025 në Prizren
Dren Krasniqi – Shpresë e dalluar në futboll për vitin 2025 në Prizren
Arsh Karahoda – Shpresë e dalluar në futboll për vitin 2025 në Prizren

GASTRONOMI
Kemajl Gegollaj – Gastronomi më i dalluar për vitin 2025 në Prizren
Burim Sallauka – Për kontributin në promovimin e hotelierisë dhe turizmit për vitin 2025 në Prizren

HENDBOLL
Salajdin Krasniqi – Trajneri më i mirë në hendboll për vitin 2025 në Prizren
Hadis Krasniqi – Hendbollisti më i dalluar për vitin 2025 në Prizren

HERONJTË E PRIZRENIT
Punëtorët fizikë të K.R.M. “Eko Regjioni” – Për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të përditshëm në mirëmbajtjen e rrugëve dhe shesheve të qytetit të Prizrenit
Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit – Për përkushtimin, guximin dhe shërbimin e tyre të vazhdueshëm në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve në Prizren

KARATE
Elona Kolgeci – Trajnerja më e dalluar e karatesë për vitin 2025 në Prizren
Elber Kolloni – Shpresë e dalluar në karate për vitin 2025 në Prizren

KULTURË
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Lidhja e Prizrenit” – Për promovimin e valleve tradicionale gjatë vitit 2025 në vende të ndryshme të botës
ShKA “MALËSORI” – Për kultivimin e këngëve, valleve dhe lojërave tradicionale gjatë vitit 2025 në Prizren

MEDIA
Myrvete Axhami – Gazetarja më e dalluar për vitin 2025 në Prizren
Qazim Morina – Gazetari më i dalluar për vitin 2025 në Prizren
Televizioni i Prizrenit – Televizioni më i dalluar për vitin 2025 në Prizren

MUNDJE
Sadik Ferati – Trajneri më i dalluar në mundje për vitin 2025 në Prizren
Dorentina Nezaj – Mundësja më e mirë për vitin 2025 në Prizren
Harun Shipkovica – Mundësi më i mirë për vitin 2025 në Prizren
Lorena Duraj – Mundësja më e mirë për vitin 2025 në Prizren

MUZIKË
04 BAND – Grupi muzikor më i dalluar për vitin 2025 në Prizren
Egzon Pireci – Këngëtari më i dalluar për vitin 2025 në Prizren

NOT
Atik Mustafa – Notari më i dalluar për vitin 2025 në Prizren
Nida Purova – Shpresë e dalluar në not për vitin 2025 në Prizren

PIANO
Riola Susuri – Pianistja më e dalluar për vitin 2025 në Prizren

PIKTURË
Ilir Kolgeci – Piktori më i dalluar për vitin 2025 në Prizren

PING PONG
Rifat Rifati – Trajneri më i dalluar në pingpong për vitin 2025 në Prizren
Kreshnik Mahmuti – Pingpongpisti më i mirë për vitin 2025 në Prizren
Taibe Ruli – Pingpongistja më e dalluar për vitin 2025 në Prizren
Akil Mahmuti – Shpresë e dalluar në pingpong për vitin 2025 në Prizren

POLITIKË LOKALE
Dafina Alishani – Asambleistja më e dalluar për vitin 2025 në Prizren
Selman Sokoli – Asambleisti më i dalluar për vitin 2025 në Prizren
Petrit Hoxhaj – Asambleisti më i dalluar për vitin 2025 në Prizren
Ilir Gashi – Asambleisti më i dalluar për vitin 2025 në Prizren
Gazmend Hoxha – Punonjësi më i dalluar në Komunën e Prizrenit për vitin 2025

PSIKOLOGJI
Teuta Cacaj – Sadiku – Psikologia më e dalluar për vitin 2025 në Prizren

SHOQËRIA CIVILE
EC Ma Ndryshe – OJQ-ja më e dalluar për vitin 2025 në Prizren
Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit – Organizata më aktive rinore për vitin 2025 në Prizren
Tringa Kasemi – Më e dalluara në shoqërinë civile për vitin 2025 në Prizren
Merita Shala – Për rolin e saj si udhëheqëse e HandiKos në Prizren dhe për kontributin e dhënë në përmirësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara
Jubilea Kabashi – Për kontributin e saj në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

SPORTI MALOR
ShB “Sharri” – Ecëtarët më të dalluar për vitin 2025 në Prizren
Gashjanët e Vihrenit – Ecëtarët malor më të dalluar për vitin 2025 në Prizren

TENIS
Salidin Rama – Tenisti më i mirë për vitin 2025 në Prizren

Portali 04 Online i inkurajon të përzgjedhurit e këtij viti, si dhe të gjithë të tjerët, që edhe në vitin 2026 të punojnë me përkushtim edhe më të madh dhe të arrijnë rezultate edhe më të larta në kategoritë e tyre.

Urojmë që viti 2026 të jetë më i mirë për të gjithë ju, më i mbarë dhe i mbushur me suksese të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here