Sot shënohet 17-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një ditë historike që vulosi rrugëtimin e saj si shtet sovran dhe i pavarur në zemër të Ballkanit. Me simbolet e saj unike dhe institucionet që pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve, Kosova vazhdon të forcojë pozitën e saj në skenën ndërkombëtare.
Kjo ditë është një kujtesë e sakrificës dhe përkushtimit të shumë brezave që ëndërruan një Kosovë të lirë, demokratike dhe të zhvilluar. Sot, kudo ku ka shqiptarë, festohet me krenari dhe reflektim mbi rrugën e kaluar dhe sfidat që na presin për të ardhmen.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe të gjithë dëshmorëve që flijuan jetën për lirinë e Kosovës!
Me respekt dhe mirënjohje të thellë, kujtojmë sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që luftuan e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Nderim i përjetshëm për familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së, të cilët me gjakun dhe përkushtimin e tyre e shkruan historinë tonë më të re.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Urime 17 Shkurti – Gëzuar Pavarësia, Kosovë! 🇽🇰