04 Online dhe “Dance Pri Fest” publikojnë video mbështetëse për bojkotimin e produkteve serbe

0
830

Se në Prizren ka ra shitja e produkteve serbe, kjo tashmë nuk kërkon asnjë diskutim. I madh e i vogël janë duke duke i thënë JO produkteve serbe, shkruan 04 Online.

Përfshirja vullnetarisht e 04 Online në mbështetje të fushatës “Mos bli produkte serbe – Besa, besë”, ka prodhuar efektin e vet. Sot, në të gjitha marketet e Prizrenit ka një rënie të madhe të blerjes së produkteve serbe. Thirrjet e 04 Online në mbështetje të kësaj fushate kanë qenë të përditshme dhe të ndryshme.

Të ri e të reja, fëmijët, gra e burra si dhe të moshuarit janë pro kësaj fushate.

Si rrjedhojë, me ide të 04 Online dhe në bashkëpunim me “Dance Pri Fest”, me koreografi të mjeshtrit Gëzim Sertollaj, është realizuar video motivuese dhe mbështetëse ndaj fushatës për bojkotimin e produkteve serbe, “Mos bli prodhime serbe. Besa, besë”. Mesazhi i kësaj videoje është që të duhet, të pranohet, të çmohet, të ruhet dhe të blihet çdo gjë e jona. Mesazhi i kësaj videoje është dhënia e besës njëri tjetrit për të bojkotuar produktet serbe, e cila shpërfaqet me pamfletat në fund me ngjitëset e njohura të kësaj fushate. Dhe, jo vetëm.
Për realizimin e videos është kujdesur ‘Life Films”, nën përkujdesjen e mjeshtrit të madh të kamerës, Labinot Gashi.
04 Online ju fton që të vazhdoni t’i bojkotoni produktet serbe.

Për më shumë ju ftojmë ta shikoni videon./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here