Sagdani takon prijësit shpirtërorë të Teqesë së Tarikatit Rufaive

0
73

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Hasan Sagdani, ka zhvilluar një takim me prijësit shpirtërorë të Teqesë së Tarikatit Rufaive, Shejh Adri Husejn Shehun dhe Shejh Sejjid Xhemal Shehun, shkruan 04 Online.

Sagdani e ka cilësuar këtë takim si një përvojë frymëzuese dhe të mbushur me dritë, urtësi dhe mesazhe të thella shpirtërore.

“Sot pata nderin dhe bekimin të takohem me Shejh Adri Husejn Shehun dhe Shejh Sejjid Xhemal Shehun, prijës shpirtërorë të Teqesë së Tarikatit Rufaive. Një takim i mbushur me dritë, urtësi dhe frymëzim, ku u ndanë fjalë zemre për dashurinë ndaj Zotit, shërbimin ndaj njerëzve dhe rëndësinë e udhës shpirtërore në jetën tonë të përditshme.”

Ai shtoi se vlerëson kontributin e institucioneve fetare dhe shpirtërore në forcimin e vlerave humane, harmonisë dhe respektit në shoqëri.

https://www.facebook.com/photo?fbid=10161552892253414&set=a.10150489271863414

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here