Hoxhaj synon edhe një tjetër mandat me më shumë energji e përkushtim

0
71

Kandidati i Partisë GUXO për Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Petrit Hoxhaj, ka publikuar një video përmbyllëse në prag të përfundimit të mandatit të tij 4-vjeçar, shkruan 04 Online.

Ai ka vlerësuar këtë periudhë si një etapë të rëndësishme të punës e bashkëpunimit me qytetarët, duke theksuar se është gati për një mandat të ri me vizion të qartë e përkushtim të shtuar.

“Jemi në javën e fundit, dhe me këtë video po e përmbyll mandatin tim 4-vjeçar. Njëkohësisht, po përgatitem për të nisur edhe një mandat të ri, me energji e përkushtim edhe më të madh. Shikojeni me kujdes këtë video dhe vlerësoni punën tonë të përbashkët gjatë këtyre viteve.”

Hoxhaj theksoi se gjatë mandatit të kaluar është angazhuar për transparencë, pjesëmarrje qytetare dhe mbështetje për iniciativat lokale që kanë ndikuar në zhvillimin e komunës së Prizrenit. Ai ka premtuar se, nëse e merr sërish besimin e qytetarëve më 12 tetor, do të angazhohet edhe më shumë në shërbim të tyre.

https://www.facebook.com/reel/1426975185061330

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here