Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Edon Muçaj, ka thënë se do të për zhvillim ekonomik dhe nxitje të punësimit në komunë, në rast se fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan 04 Online.
Muçaj ka theksuar se fokusi i tij do të jetë në krijimin e kushteve të favorshme për sektorin privat, për prodhuesit vendorë dhe për të rinjtë që sapo kanë përfunduar studimet.
“Angazhimi im për zhvillim ekonomik nëse marr besimin tuaj: Funksionalizimi i parkut të biznesit, subvencione për kategoritë prodhuese, riparuese dhe zejtare tradicionale, punë praktike për të sapodiplomuarit në drejtime specifike”
Muçaj u shpreh se këto masa do të ndihmojnë në krijimin e vendeve të reja të punës, në rritjen e konkurrueshmërisë lokale dhe në fuqizimin e ekonomisë së qytetit të Prizrenit.