Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka prezantuar një nga projektet më ambicioze për transformimin urban të qytetit, shkruan 04 Online.
Ai ka theksuar se Qendra e Prizrenit ka nevojë për frymëmarrje të re, duke paralajmëruar ndërtimin e parkingut më të madh dhe më funksional të qytetit, me tri nivele nëntokësore dhe lidhje direkte mes rrugës “Adem Jashari” dhe “Ankaraja”.
Sipas Krasniqit, mbi këtë hapësirë do të ndërtohet objekti modern i administratës komunale, ndërsa mbi të do të shtrihet një shesh me park botanik, që ai e ka quajtur “zemra e re e qytetit”.
“Ne do ta ndërtojmë parkingun më të madh e më funksional të qytetit, me tri nivele nëntokësore dhe lidhje direkte mes rrugës Adem Jashari e Ankaraja. Mbi të do ta ngremë objektin modern të administratës komunale dhe një shesh me park botanik — zemra e re e qytetit.”, ka deklaruar Krasniqi.