Behxhet Musliu, ish-këshilltar i Isa Mustafës, ka përkrahur kandidaturën e Hasan Sagdanit për Asamblenë Komunale të Prizrenit.
Musliu e ka cilësuar Sagdanin si një person vizionar, humanist e njeri të fjalës.
Në postimin e publikuar nga Sagdani, Musliu i ka ofruar mbështetje për kandidaturën e tij.
“Repekt per kete djal vizionar , humaniste dhe i fjales!”, thuhet në komentin e Musliut.
Hasan Sagdan mban numrin 8 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Për qytetarët e Prizrenit, Sagdan ka premtuar rritje të zhvillimit ekonomik, përkrahje të bizneseve lokale, hapje të vendeve të reja të punës, si dhe ndërtimin e një piste për motoçikleta.