Abrashi: Arbana tregoi se është në krah të ndryshimit!

0
109

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen madhështore që ka marrë gjatë takimit në Arbana, duke e cilësuar këtë si dëshmi të qartë se ndryshimi është afër, shkruan 04 Online.

“Arbana tregoi se është në krah të ndryshimit! Energjia, përkrahja dhe pjesëmarrja madhështore ishin dëshmi se më 12 tetor fitorja po vjen me fuqinë e qytetarëve.”, ka deklaruar Abrashi.

Ai ka falënderuar deputeten Shqipe Mehmeti Selimi dhe të gjithë qytetarët që morën pjesë në tubim, duke theksuar se Arbana është e Vetëvendosjes, është për zhvillim dhe dinjitet.

Sipas tij, Prizreni po e rikthen besimin dhe po bëhet sërish zemra e fitores.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here