Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me biznese dhe qytetarë në lagjen Bazhdarhane, ku ka dëgjuar nga afër idetë dhe nevojat e tyre, shkruan 04 Online.
Abrashi tha se plani i tij për këtë pjesë të qytetit synon zhvillimin dhe rritjen e vlerës së Bazhdarhanes, duke ruajtur identitetin dhe karakterin e saj historik.
“Në Bazhdarhane u takuam me biznese dhe qytetarë, për të dëgjuar nga afër idetë dhe nevojat e tyre.
Plani ynë e zhvillon dhe i rrit vlerën Bazhdarhanes, duke ruajtur shpirtin dhe karakterin e saj të veçantë.
Kemi një plan konkret për të gjallëruar këtë lagje historike me infrastrukturë moderne, mbështetje për bizneset lokale dhe më shumë jetë qytetare çdo ditë.”