Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e rolit të gruas në zhvillimin e shoqërisë, shkruan 04 Online.
Ai u shpreh se fuqia e gruas është promotor i zhvillimit të gjithëmbarshëm, duke theksuar se aty ku gruaja ka hapësirë, ka përparim.
“Krenar me rolin e grave të Prizrenit – në ekonomi, në kulturë, në arsim e në çdo fushë të jetës. Ne do t’i mbështesim fuqishëm që kjo fuqi të rritet edhe më shumë, sepse zhvillimi i qytetit fillon me gruan,” tha Krasniqi.
Krasniqi theksoi se programi i tij përfshin politika konkrete për fuqizimin e grave në çdo sektor, duke e konsideruar këtë si një nga shtyllat themelore të zhvillimit të qytetit.