Rrahje mes të miturve në Prizren – dy të arrestuar, tre të lënduar

0
144
Foto: Ilustrim

Një incident i rëndë është raportuar në Prizren, ku pas një mosmarrëveshjeje janë përfshirë në një rrahje tetë persona të dyshuar, të gjithë të mitur, raporton 04 Online.

Sipas raportit të Policisë, si pasojë e rrahjes tre nga të miturit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar nga organet e hetuesisë, ndërsa me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

“Prizren 07.10.2025-09:50. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë të dyshuar të mitur dhe si pasojë, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar  dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here