Mot me vranësira dhe reshje të lehta shiu gjatë ditës së sotme

0
90

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme dhe lokale shiu. Reshjet do të jenë më të përqendruara në pjesën lindore të vendit, ndërsa në pjesët tjera do të paraqiten në intervale të shkurtra, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe pritet të jetë mjaft e fuqishme në disa zona, me shpejtësi që mund të arrijë nga 20 deri në 62 kilometra në orë.

Temperaturat do të shënojnë ulje të lehtë krahasuar me ditët e kaluara, ato minimale do të sillen nga 7 deri në 9°C, ndërsa maksimalet ditore pritet të arrijnë vetëm nga 9 deri në 13°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here