Selmanaj: Në Nashec ndamë ide dhe vizione për një Prizren më të zhvilluar

0
128

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Nashecit, ku ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët për zhvillimin e qytetit, shkruan 04 Online.

“Mbrëmë në Nashec, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive, zhvilluam një takim frymëzues me qytetarë që besojnë në një Prizren më të drejtë, më të zhvilluar dhe më pranë njerëzve të tij,” ka deklaruar Selmanaj.

Ai ka shtuar se gjatë takimit u shkëmbyen ide, u ndanë përvoja dhe u ngritën çështje që prekin përditshmërinë, por edhe ato që kërkojnë vizion për të ardhmen.

Sipas tij, “ajo që e bën çdo takim të tillë të veçantë është sinqeriteti dhe dëshira e përbashkët për t’u angazhuar, për të ndërtuar një qytet që ofron mundësi për secilin. Këto momente më forcojnë bindjen se kur bashkojmë vizionin, përkushtimin dhe dashurinë për vendin tonë, ndryshimi bëhet i pashmangshëm.”

Takimi, sipas Selmanajt, ka dëshmuar gatishmërinë e qytetarëve për të kontribuar në ndërtimin e një Prizreni të drejtë dhe gjithëpërfshirës, ku secili qytetar ka zërin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here