Balaj – Halimaj: Prezenca juaj në këtë tubim është dëshmia më e fortë se Prizreni ka nevojë për ndryshim

0
87

Kandidatja për kryetare të Prizrenit nga Nisma Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në tubimin e saj, duke theksuar se Prizreni ka nevojë për ndryshim dhe i përket të rinjve dhe të rejave që duan të kontribuojnë për të mirën e qytetit, shkruan 04 Online.

Ajo shtoi se, për dallim nga të tjerët, secili përkrahës nuk është thjesht një numër votuesi, por ka vlerë të veçantë.

Postimi i plotë i Albulena Balaj – Halimaj

Hapja e fushatës në Prizren

Nisma Socialdemokrate 186✔️

Prezenca juaj në këtë tubim është dëshmia më e fortë se Prizreni ka nevojë për ndryshim.

Ky qytet i përket të rinjve dhe të rejave që e duan vendin dhe punojnë për të mirën e tij.

Prizreni nuk është pronë e askujt, është i qytetarëve!

Prizren, faleminderit për përkrahjen tuaj!

Tek ne, nuk mbeteni vetëm një numër votuesi. Për dallim nga të tjerët, tek ne secili përkrahës ka vlerë.

Faleminderit, faleminderit, faleminderit! 🙏

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here