Nazife Kokollari-Tahiri, kandidate për Kuvendin e Prizrenit nga AAK, ka deklaruar se mirëqenia sociale është prioriteti i saj kryesor, shkruan 04 Online.
Ajo u zotua se do të angazhohet për qasje më të lehtë në shërbime sociale, si dhe mbështetje për familjet, të moshuarit dhe fëmijët, me synim ndërtimin e një Prizreni më të drejtë e solidar.
Postimi i plotë i Nazife Kokollari – Tahiri
Mirëqenia Sociale është prioriteti im!
Si kandidate për Asamblenë Komunale në Prizren, do të angazhohem që çdo qytetar të ketë qasje më të lehtë në shërbime sociale, mbështetje për familjet, të moshuarit dhe fëmijët tanë.
Bashkë mund të ndërtojmë një Prizren më të drejtë, më solidar dhe me kujdes për të gjithë.
Mirëqenia sociale është themelet e një jete më të mirë – dhe unë jam këtu për ta bërë realitet!

