Hoxhaj: Prioritet i imi do të jetë inicimi dhe realizimi i një parku të veçantë lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuara

0
78

Petrit Hoxhaj, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga GUXO, ka premtuar se një nga prioritetet e mandatit të tij të ardhshëm do të jetë krijimi i një parku lojërash gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara, shkruan 04 Online.

Ai theksoi se premtimet e tij kthehen në veprim dhe synojnë të sigurojnë hapësira të sigurta dhe të barabarta për të gjithë fëmijët.

Postimi i plotë i Petrit Hoxhaj

Të nderuar qytetarë,

Gjatë mandatit tim katërvjeçar kam dëshmuar se fjala e dhënë është premtim i mbajtur.

Në mandatin e ardhshëm, një nga prioritetet e mia kryesore do të jetë inicimi dhe realizimi i një parku të veçantë lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ky projekt do të krijojë hapësira të sigurta, të përshtatshme dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo fëmijë do të ndihet i barabartë, i respektuar dhe i lirë të shijojë fëmijërinë e vet.

Unë besoj se fjala e dhënë është obligim, dhe se premtimet e mia nuk mbeten vetëm fjalë – ato kthehen në realitet.

Partia Guxo 118

Petrit Hoxhaj Nr. 5

Guxo për Prizrenin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here