Raphinha u la në bankën rezervë për shkak të vonesës? Sqaron gjithçka trajneri Flick

0
80

Barcelona e dërrmoi mbrëmë Valencian duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:0 në kuadër të xhiros së katërt të La Ligas spanjolle.

Por, në goleadën e “Blaugrana” nga fillimi nuk ishte prezent ylli i ekipit, Raphinha.

Braziliani u la në bankën rezervë, ndërsa u fut në lojë në pjesën e dytë, shkruan “Gazeta Express”.

U tha se ky ishte një ndëshkim për të për shkak të vonesës, ndërsa trajneri Hansi Flick sqaroi gjithçka rreth situatës.

“Raphinha vinte nga një rrugëtim i gjatë. E ka një mentalitet fantastik. Por, i kemi vetëm 11 lojtarë që mund t’i fusim në lojë, ka shumë lojtarë. Kjo është e tëra që mund ta them”, deklaroi trajneri gjerman.

Pra, Flick në njëfarë mënyre i përgënjeshtroi zërat që thanë se Raphinha u ndëshkua shkaku i vonesës. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here