Abrashi premton investime konkrete për banorët e lagjes “Jeta e Re” në Prizren

0
70

Artan Abrashi, kandidat për kryetar të Prizrenit nga LVV, ka vizituar lagjen “Jeta e Re” ku theksoi mungesën e investimeve komunale dhe shërbimeve themelore, shkruan 04 Online.

Ai falënderoi banorët për mbështetjen dhe premtoi se çdo nevojë e tyre do të kthehet në projekte konkrete dhe investime reale për një jetë më të mirë.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Edhe Lagjja Jeta e Re është dëshmi e qartë se si zgjerimi i lagjeve të Prizrenit nuk po shoqërohet me investime nga komuna. Banorët e kësaj lagje përballen çdo ditë me mungesë të shërbimeve themelore, që do të duhej të ishin prioritet i qeverisjes lokale.

I falënderova për mbështetjen e palëkundur që i japin Lëvizjes Vetëvendosje. Besimi i tyre është motivi më i madh që çdo nevojë e shprehur nga banorët, një nga një, të kthehet në projekte konkrete dhe investime reale për një jetë më të mirë.

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#JetaERe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here