Muçaj: Do të ngre zërin për funksionimin me orar të plotë të ambulantave në Prizren

0
71

Edon Muçaj, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga LVV, ka deklaruar se qytetarët meritojnë kujdes shëndetësor pavarësisht vendbanimit, shkruan 04 Online.

Ai ka kritikuar gjendjen e shumë ambulantave të mjekësisë familjare që janë jo funksionale ose me orar të reduktuar, duke theksuar se kjo lë mijëra qytetarë pa shërbime bazike. Muçaj premtoi se do të angazhohet për rihapjen dhe funksionimin me orar të plotë të këtyre qendrave shëndetësore.

Postimi i plotë i Edon Muçaj

Qytetarët e Prizrenit meritojnë kujdes shëndetësor pavarësisht se ku jetojnë! 🧡

🏥 Ambulantat e Mjekësisë Familjare duhet të jenë dera e parë e shëndetit për qytetarët.

🚫 Por realiteti është ndryshe: shumë prej tyre janë jo funksionale ose punojnë me orar të reduktuar.

👩‍⚕️👨‍⚕️ Kjo do të thotë që mijëra banorë mbesin pa shërbime bazike, pa vizita mjekësore dhe pa terapi në kohën kur u duhen më së shumti.

📢 Prandaj, si përfaqësues i ardhshëm i qytetarëve, angazhimi im është që të njejtat të rihapen, të funksionojnë me orar të plotë dhe të ofrojnë shërbim dinjitoz për secilin qytetar.

Artan Abrashi1️⃣0️⃣5️⃣✅️

Lëvizja VETËVENDOSJE!1️⃣0️⃣5️⃣✅️

Edon Muçaj1️⃣3️⃣✅️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here