Zafir Berisha premton ndërtimin e rrugës që lidh lagjet “Tusuz” – “Bajram Curri”, kritikon qeverisjet e kaluara

0
76

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha, ka kritikuar mungesën e veprimit të pushteteve lokale gjatë 16 viteve të fundit, që nuk e kanë ndërtuar rrugën që lidh lagjet “Tusuz” dhe “Bajram Curri”, shkruan 04 Online.

Berisha ka premtuar se, nëse zgjidhet kryetar, kjo rrugë do të ndërtohet, duke përmirësuar qarkullimin dhe jetën e banorëve të këtyre lagjeve. Ai fton qytetarët të bëjnë ndryshimin dhe të mbështesin një qeverisje që vepron me rezultate.

Postimi i plotë i Zafir Berishës

Kjo rrugë para 16 vitesh ka qenë një prrockë e uzurpuar dhe me mbeturina.
E kemi filluar me idenë që përmes kësaj rruge ta lidhim lagjen “Tusuz” dhe “Bajram Curri”.
Por, që nga ajo kohë, ka mbetur këtu ku ka mbetur, dhe a e dini pse? Sepse për 16 vite, ju besuat njerëzve të cilët kanë veç fjalë, por jo edhe punë.

Është momenti, të nderuar qytetar të Prizrenit, që të ndryshoni.

https://www.facebook.com/reel/1329157408742716

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here