Abrashi dhe Kryeministri Kurti takojnë banorët e Petrovës

0
71

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, zhvilluan një takim me banorët e lagjes Petrova, tek shtëpia e familjes Ajazaj, shkruan 04 Online.

Abrashi tha se menjëherë pas ardhjes në pushtet, një nga fokuset e tij kryesore do të jetë investimi në infrastrukturën dhe çështjet e rëndësishme për komunitetin e Petrovës. Ai theksoi se këto takime janë një motiv shtesë për angazhim dhe punë për një Prizren më të zhvilluar dhe më të jetueshëm.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Bashkë me Kryeministrin Kurti u takuam me banorët nga Petrova.

Ky takim u realizua tek shtëpia e familjes Ajazaj.

Në këtë takim patëm mundësi ta takojmë djalin e kësaj familje, Agim Ajazaj i cili është një mërgimtar i cili pas 12 viteve në mërgim ka vendosur të kthehet në Kosovë dhe të kontribon në zhvillimin e vendit. Këto takime gjithmonë janë motiv për punë dhe angazhim për një Prizren më të zhvilluar dhe më të jetueshëm.

#ArtanAbrashi#Prizreni365#vetëvendosje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here