Nga kadastra te dokumentet personale, Selmanaj premton shërbime komunale online, më shpejt e më lehtë për qytetarët

0
143

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Driton Selmanaj, ka premtuar lehtësim të madh në ofrimin e shërbimeve komunale, shkruan 04 Online.

Ai ka deklaruar se me vetëm një klikim, qytetarët do të kenë qasje në të gjitha shërbimet, pa radhë të gjata dhe pa humbje kohe.

Sipas tij, nga kadastra, pusetat dhe rrjeti i ujësjellësit, e deri te dokumentet personale, çdo gjë do të jetë e mundur të kryhet online, duke e bërë administratën komunale më të shpejtë, më të lehtë dhe më afër qytetarëve.

Postimi i plotë i Driton Selmanaj

Me vetëm një klikim, qytetarët do të kenë qasje në shërbime komunale pa radhë të gjata e humbje kohe. 🧡

Nga kadastra, te pusetat e rrjeti i ujësjellësit, e deri te dokumentet personale, gjithçka online, më shpejt, më lehtë dhe më afër qytetarëve!

#PrizreniPertej#DritonSelmanaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here